Një de noncim i rrallë ka ndodhur në Durrës. Një 60-vjeçar me iniciale J.SH., është deno ncuar në pol ici nga menaxherja e një supermarketi pasi ai i ka vje dhur një pako djathë kaçkavall dele me peshë 0.228 gram. Produkti kushtonte 250 lekë të reja. Edhe pse shuma duket e vogël, menaxherja nuk ka hezituar po e ka de noncuar rastin ne pol icinë e Durrësit. Mësohet se burri kishte shkuar të blinte letër higjienike dhe në atë moment kishte marrë edhe pakon e djathit. Den oncimi është bërë më datë 5 shkurt 2021, raporton Ora News.

Në lidhje me den oncimin menaxherja është shprehur:

Mua më ka bërë përshtypje ky veprim dhe e kam mbajtur në mbikëqyrje, derisa burri ka ardhur tek kasa ku isha unë. Ai ka kaluar në kasë vetëm një letër higjienike ndërsa djathin jo. Duke qenë se në kasë kishte njerëz të tjerë,unë i kam thënë që të vinte tek zyra dhe flisnim veç me të. Ku i kam thënë kështu,ai e ka nxjerrë djathin nga xhepi dhe e ka hedhur në tokë. Aty ne i kemi kërkuar që të bëjë pagesën, për produktin që kishte marrë po ai nuk ka pranuar dhe në këto kushte, ai më ka thënë se nuk kam çfarë të flas me ty.
Pasi është marrë në pyetje nga pol icia e Tiranës, 60-vjeçari ka deklaruar se është klient i rregullt i supermarketit dhe se më datë 5 shkurt ka blerë një pako të vogël kaçkavall dhe një letër higjienike.

Ai tha:

Në momentin që kam shkuar për të paguar,tek kasa kam nxjerrë portofolin dhe në mënyrë instiktive, në vend që të fusja portofolin në xhep, kam futur djathin dhe vajza që ishte tek kasa, akoma pa përfunduar të gjitha veprimet, më ka thënë që hajde pak tek dhoma prapa. Unë kam ngelur i çuditur pasi nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte dhe ajo më ka kërkuar që ti tregoja se çfarë kisha në xhep. Kam kontrolluar xhepat dhe aty kam kuptuar se në vend të portofolit, kisha futur në xhep një pako djathë 200 gramë. Në këtë moment i ka kërkuar falje dhe kam qenë i gatshëm sipas kërkesës së saj, që unë të paguaja gjo bën prej 250 mijë lekë të vjetra. Por ajo ka lajmëruar pol icinë, e cila ka ardhur dhe më ka shoqëruar në komisariat. Për mua është e papranueshme diçka e tillë, pasi jam njeri i ndershëm dhe serioz dhe nuk i bie kujt në qafë.