Konkurrenti më i ri i Për’puthen, Riniani është përfolur në media se është i martuar dhe ka fëmijë.
Në puntatën e sotme të Për’puthen Prime ka sqaruar se ka pasur një romancë prej 8 vitesh me një vajzë ruse, por gjithçka mori fund. Ndërsa vajza e vogël, me të cilën dolën fotografi dhe thuhej se ishte e bija e tij, Riniani u shpreh se është e mikut të tij dhe e ka pagëzuar.
Riniani: Faleminderit që e hapët këtë temë sepse i kam parë këto akuza dhe nuk kam reaguar as nga akuzat as nga sharjet. E vërteta është kjo: Ajo është vajza e një mikut tim zviceran, e kam pagëzuar dhe asaj kreaturës i dhuroj dashurinë time më të madhe. Unë nuk kam fëmijë. Sa i përket martesës, nuk e kam unazës. Nuk e di nëse ndonjë vajzë është martuar me mua pa prezencën time, por nuk kam qenë dhe nuk jam i martuar. Është thjesht një foto me ish të fejuarën time dhe unaza është një nga shumë dhuratat që i kemi bërë njëri-tjetrit. Kur ka mbaruar raporti, është hequr dhe unaza.
Kam bashkëjetuar 8 vjet me këtë vajzën ruse. Ka qenë një histori dashurie shumë e bukur, shumë e fortë. Edhe jemi rritur bashkë sepse në perspektiva të jetës, zgjodhëm në mënyrë shumë demokrate që të ndahemi dhe secili të marrë rrugën e vet.