Dita e sotme ka shënuar sërish rekord, ku gjatë 24 orëve janë infe ktuar 1130 persona dhe kanë ndërruar jetë nga COVID-19 13 pac ientë.
Tirana mban rekordin e përhershëm me 535 raste pozitive, si qyteti edhe më i populluar në vend. Një prej të vde kurit ditën e sotme nga covid është një nënë 28-vjeçare, e cila kishte shumë pak kohë që kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. Prej ditësh e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ajo nuk mundi të mbijetonte pas komplikimeve.
Nga 4539 testime të kryera kanë re zultuar pozitivë: 535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
656 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epid emisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 paci entë, 25 në terapi inte nsive nga të cilët 12 pacientë janë të int ubuar.
13 qytetarët që humbën betejën me COVID19 janë 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç.
Deri më tani në vendin tonë janë bërë 381,941 testime, janë regjistruar 84,212 raste pozitive, nga ata 31.891 janë aktive, 50,875 të shëruar dhe kanë ndërruar jetë 1446 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e vendosura.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kuj desur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të së mundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëm undjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, këshillon ministria.