Një mjeke nga Durrësi ka ndërruar jetë në një moshë fare të re. Urdhri i Mjekut në Durrës bën me dije se doktoresha ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera, siç thuhet në deklaratë.
Reagimi i plotë:
Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja. Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.