Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë për darkën e famshme, në një nga restorantet më luksoze në Dubai.

Në një intervistë për News 24, Ahmetaj tha se ekipi qeveritar shqiptar nuk ishte për pushime, por për punë dhe saktësisht për Rindërtimin.

Ai madje ka paralajmëruar se disponon edhe foto të liderëve të opozitës duke ngrënë tek Nusreti, por që nuk i kanë nxjerrë.

“Një lajm është zakon që keqinterpretohet, keqtrajtohet, shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! BUKË! Të ftuar…! Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për, që s’bën vaki, nuk bën vaki. Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e tur pshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti.

Por është e shëmtuar, është e shëmtuar. Punët e tij ça bën lokali Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”.