Khloe, e bija e Zaimina Vasjarit, feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 3-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë, Zaimina i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

Zaimina ka publikuar një video me momentet më të bukura pranë vogëlushes, duke shkruar se fjalët të dua” apo “jeta ime” janë shumë pak për të.

“Gezuar 3 vjetorin e lindjes Princesh Khloe! Kjo eshte dita jote por gjithe jeten do te jete edhe e imja ! Do e gezoje gjithmone kete dite si diten me te bukur te jetes time. Te shkruash per ty eshte shume e veshtire. Te te them te dua eshte pak. Te te them je jeta ime eshte shume pak. Dua te falenderoj zotin qe me dhuroi nje bekim si ty ne jete. Ai ben mrekulli dhe ate e kam un. Te dua poni im i vogel”, ka shkruar ajo.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur