Ditën e djeshme, konkurrenti Atdhe Xheravina mungoi në “Përputhen”. Më vonë, me anë të një statusi në rrjete sociale, ai njoftoi se ka probleme me shëndetin por do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.

Ndonëse jo në program, Atdheu dhe Melisa e kanë gjetur sërish një mënyrë për të flirtuar me njëri-tjetrin. Atdheu i ka lënë një koment në një foto në Instagram. “Sa të shkojnë ato krahët e ëngjullit mbrapa”, i ka shkruar ai.

Melisa i ka përmendur mungesën në program, duke replikuar: “Ke lënë një vend bosh, do vish apo si e ke hallin?”

“Pse mendove që shpëton kaq lehtë ti?”, i është përgjigjur Atdheu. “Nuk thashë unë që dua të shpëtoj nga gjë”, ka përfunduar Melisa.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur