Sot, në ditëlindjen e të madhit Ismail Kadare, meqë ai vetë i urren ceremonitë dhe urimet, le të sjellim në vëmendje disa fakte jo aq të njohura për të.

E para fare është pikërisht kjo: Kadare urren t’i urosh ditëlindjen. Bashkëshortja e tij, Helena Kadare, rrëfeu një ngjarje në intevistën që dhe rreth 4 vite me parë për editoren e Tiranapost, Mira Kazhanin.

“Asnjëherë s’ka qenë pasionant i çmimeve, i nderimeve e më tej. I dukej një mundim i madh të dilte atje, të mbante një fjalë të shkurtër apo t’u jepte dorën gjithë të pranishmeve… Duket si diçka anormale, por kjo është e vërteta. Gjithë ne të tjerët ishim të gëzuar, vetëm ai ishte pa qejf. Duke hyrë në oborrin e Elizesë, mbaj mend se si Inva Mula erdhi drejt nesh me fytyrë të ndritur: Jam nisur sot që në katër të mëngjesit nga Tirana, tha duke buzëqeshur. Dhe ai: «E pse e bëre këtë?». Për kënaqësinë time, për të qenë me ju, ia priti ajo. Dhe ai prapë: E çfarë kënaqësie! Kot u lodhe! Ajo mbeti e hutuar. Dhe kishte të drejtë”, tregonte Helena.
Bashkudhëtarja e jetës së tij tregoi në atë kohë edhe se si i drejtoheshin njëri-tjetrit dhe historikun. Ai e thërret Beka, sepse emri i saj deri në moshën 3-vjeçare ka qenë Bebeka. Po ajo si e thërret?

“Is ishte vetëm për librin që të mos e përmendja orë e çast me të gjithë emrin e tij të gjatë. Kur erdhi nga Rusia, erdhi me emrin Smill. Ashtu e thërrisnin atje, ose e kishte gjetur ai vetë ashtu, për t’i shpëtuar emrit të vet Ismail. Madje provoi ta vinte dhe ne të parin libër me poezi që botoi në Moskë. Por në Shqipëri u prit keq kjo gjë, dhe ai u detyrua t’i shkruante një letër botuesit rus: Më falni, por ju kam dhënë pa dashje gabim emrin tim! Quhem Ismail dhe jo Smill”.

Fakte të tjera, jo aq të njohura për Kadarenë, janë veshja e këpucëve më të mëdha se numri real i këmbës. Kurse për parfumin Chanel 5, Kadare thotë se çdo grua duhet ta përdorë të paktën një herë. Është aroma më afër tyre.\

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur