Vogëlushja e Ledrit dhe Sarës, Poem Blu erdhi në jetë një muaj më parë duke ia bërë edhe më të bukur jetën çiftit shumë të dashur për publikun.

Mamaja e Ledrit, Xheraldina e ftuar në Live From Tirana, ka treguar se e thërret me përkëdheli Poi. Ajo zbulon gjithashtu se emrin ia ka zgjedhur vetë Ledri me Sarën.

“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi”, tha Xheraldina.

Kujtojmë që gjatë këtyre ditëve, Ledri dhe Sara kanë ndarë shpesh momente të bukura me të voglën e tyre, që nga shëtitja e parë deri tek një set fotografik që kanë realizuar së fundmi.