Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Shiko Kush Luan” ishte Presidenti i Federatës së Futbollist, Agim Ademi. Ai është dhe i ati i reperit shumë të dashur për publikun, Capital T-së.

Zoti Ademi tregoi në emision se ai ka një raport shumë të ngushtë me Capitalin, madje janë më shumë si shokë. I pyetur nëse i biri e ka gjetur tashmë nusen, ai tha se i ka lënë dhe një vit e gjysmë kohë për të qenë beqar.

“Goca e dëgjuat? Edhe një vit e gjysmë e keni Capitalin në treg pastaj iku…nuk ka më”, u shpreh Luana.