Pak kohë më parë u mësua se Geri dhe Ina, çifti i parë i krijuar nga emisioni “Përputhen”, i kanë dhënë fund lidhjes.

E ftuar në Glamour Zone në Shtator 2020, Ina Kollcaku pranoi për moderatoren Ester Bylyku se ishte ende me Gerin, por flirtonte edhe me meshkuj te tjerë. Ndërsa së fundmi, i ftuar ka qenë Geri Bardhi i cili rrëfeu arsyen e ndarjes.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, si po e përballonte ndarjen, ai shfryu duke ulur kokën.

‘‘Unë dhe Ina më tepër jemi njohur jashtë. Dhe kur dolëm kuptuam që nuk përputheshim me njëri-tjetrin. Ndaj vendosëm të ndaheshim. Por ruajmë marrëdhënie miqësore”, tha Geri.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur