Një video e publikuar sëfundmi në rrjetet sociale ka shk aktuar të rbim në mediat greke. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ush tarak.
Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë us htarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre, raporton abcnews.al.
“Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri prej tyre fill pas videos duke qeshur më pas me njeri-tjetrin.
Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i usht risë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo usht rinë vendase.
Siç kuptohet nga ajo që thonë, shqiptarët nuk fyejnë Greqinë, thjesht përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri duke i publikuar më pas pamjet në Instagram, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa grekëve.
Duhet theksuar se janë disa mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin usht arak në Greqi, si një kus ht për marrjen e shtetësisë. Një fakt të tillë e vënë në dukje edhe mediat greke që kanë publikuar plot shqetësim lajmin në fjalë.