Karantina kombëtare në Gjermani mund të zgjasë të paktën deri për Pashkët katolike të 4 Prillit.
Paralajmërimin e zymtë e bëri Kancelarja Angela Merkel në një videokonferencë me strukturat drejtuese të partisë së saj, ku tha se masat e ashpra që janë aktualisht në f uqi, janë të nevojshme për të penguar variantin britanik të koronavirusit, që përhapet më shpejt.
Nëse masat hiqen, Merkel tha se infektimet ditore mund edhe të dhjetëfis hohen.
Pavarësisht se në nivele të ulta krahasuar me rekordet, inf ektimet ditore nuk po bien aq sa ç’pritej me aplikimin e kara ntinës kombëtare. Shkak për këtë, sipas virologëve, janë ambientet e punës ku vazhdojnë të qëndrojnë shumë punonjës së bashku. Virologët këshillojnë të nxitet sa më shumë të jetë e mundur puna nga shtëpia.
Tendenca r nëse në Britaninë e Madhe, origjina e muta cionit më ag resiv të koronavirusit, vazhdoi edhe këtë 24-orësh. Infe ktimet ditore në Britaninë e Madhe ranë në rreth 46 mijë raste.
Rënia e rasteve të infe ktimeve të reja vazhdon prej 3 ditësh e po ashtu edhe e numrit të vik tim ave. Të qëndrueshme inf ektimet ditore edhe në Itali, Francë madje edhe në Shtetet e Bashkuara.