Anglia është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat nga më të ndryshme.

“Ëndrra angleze” është kthyer tashmë në “trend”, pasi kryesisht rinia është e gatshme të sakrifikojë gjithçka në mënyrë që të largohet sa më shpejt nga Shqipëria duke udhëtuar ile galisht, pasi nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për shumicën e shqiptarëve që të shkojnë në vendin e ëndrrave.

Edhe pse rre zikojnë jetën e tyre, këta të fundit futen si mallra brenda kamioneve për një jetë më të mirë. Në videon e dërguar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, që ilustrohet edhe në vijim duken qartazi shumë shqiptarë të cilët janë shtrirë brenda kamionit, ndërsa shfaqen të lodhur.