Para pak kohësh, reperi i njohur Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë. Ermira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Gueril.

Ndonëse kanë ndarë shpesh momente pranë të voglit, dyshja nuk e kanë zbuluar ende portretin e tij. Megjithatë, vetëm së fundmi, Ermira na krijuar të gjithëve idenë se si mund të duket ai: si Gold Ag!

Teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur “A është zeshkan apo i bardhë Guerili?”, bashkëshortja e reperit është përgjigjur: “Zeshkan si babi vet”.