Tea duket se nuk është e shqetësuar për thashethemet e fundit për Melisën dhe Andin. Gjatë “Përputhen Prime”, Tea tha se beson tek Andi dhe ato të dy po konsolidohen si çift.
“Andi është një person që për momentin ka shumë vëmendje dhe po konsolidohet deri diku me mua në sytë e publikut. Njerëzve u duket shumë interesante që të na përçajnë ose të marrin vëmendje nga ne të dy. Gjithashtu unë ja kam nxjerrë çik namin Andit si qejfli”, tha Tea.
Por a ndjehet Tea e kërcënuar nga Melisa?
“Melisën e kam ndjerë si kërcënim aq sa kam ndjerë Anën deri diku”, u përgjigj ajo.