Një 38-vjeçar që e gjeti veten papritur fitues në një lotari prej 58 milionë paundësh, nuk deshi të festonte i vetëm, por kërkoi ta ndante gëzimin me miqtë.

Ryan Hoyle dhe shtatë shokë të tij morën avionin drejt Dubait, ku qëndruan në një hotel me pesë yje, e pinë shampanjë 1.700 paund shishja. Hoyle ishte i vendosur të mos kursehej në shpenzime.

38 vjeçari e fitoi lotarinë EuroMillions në prill të 2020-tës, por nuk festonte dot sic duhej për shkak të pa ndemisë së koronavirusit, thotë The Sun. Tani megjithate vendosi se nuk kishte çfarë priste më. “I njoh këta djem prej 20 vjetësh, doja t`i bëja dhuratë një udhëtim të cilin të mos e harronin kurrë”, u shpreh ai.

Një prej shokëve te tij, Peter Garry u shpreh se kjo ishte java më e mrekullueshme që kishte pasur ndonjëherë në jetë. “ Ai është miku më i mirë që dikush mund të ketë. Unë jam mësuar me hamburger në Spanjë, por këtu në Dubai, paratë u derdhën lumë”, tha Peter. Kur të qet ësohet dhe pak situata e koronavirusit, Hoyle planifikon të dërgojë dhe vajzën e tij 11 vjeçare në një udhëtim të paharrueshëm në Disneyland të Floridas.