Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari duket se po i shijon pafund pushimet në Brezovicë, ku ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën.

Nga atje, Rudina ka postuar një video ku shfaqet duke shijuar një çokollatë të nxehtë, mirëpo mes komenteve një zonjë i shkruan se kjo video nuk ka aspak kuptim.

“Budallalleku nuk ka brire thote populli! Kush eshte ideja e kesaj videoje?”, shkruan ndjekësja, e cila ka marrë edhe një përgjigje nga Rudina.

“Foli shkenca”, ia kthen moderatorja.