Aktori i njohur Agron Llakaj, i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortes së tij me rastin e 60-vjetorit të lindjes.
Llakaj ka zgjedhur të ndajë një foto të tyre me nipat dhe mbesën, duke i uruar Kostandinës edhe 100 vite të lumtura.
Një ditëlindje në kohë pandemie, që për aktorin, në vend të një feste siç duhet, “do pimë dolli zemre e dashurie.
Postimi i plote
e si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina ! Per buqete zgjodha kete foto ,kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…,Adea,Teos dhe Brus. Gezofsh dhe per 100 ! Nuk festojme dot sic do deshironim…,por do pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi ! Gezuar Kostandina 60 vjetorin