Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka gjetur një mënyrë për të ndihmuar njerëzit në nevojë këtë fundvit.

Këngëtarja ka ofruar të paguajë faturat e fansave të saj.

“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, shkruan Bebe në një postim në Instastory.