More
    Home Sport Ozil jep deklaraten e papritur: Ah sikur të mund ta ndihmoja Arsenalin...

    Ozil jep deklaraten e papritur: Ah sikur të mund ta ndihmoja Arsenalin në këtë kohë të vështirë

    Mesut Ozil e ka pranuar se po kalon nëpër një periudhë të vështirë dhe tërbuese në Arsenal dhe thotë se do të kishte dashur ta ndihmonte skuadrën t’i përmirësojë rezultatet.

    Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë është përzënë nga skuadra e Arsenalit nga çdo garë për pjesën e parë të sezonit, për shkak të problemeve me klubin, transmeton Gazeta Express.

    Paraqitje e tij e fundit për Arsenalin ishte më 7 mars në fitoren 1:0 kundër West Hamit.

    Pa pasur thashetheme se Ozil mund ta gjejë një rrugëdalje nga klubi në janar, përndryshe ai do të largohet në verë kur t’i përfundojë marrëveshja me klubin.

    Gjatë kohës jashtë ekipit, Ozil është duke qëndruar në rrjetet sociale dhe të mërkurën iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në Twitter.

    I pyetur nëse është i lumtur në Arsenal, Ozil u përgjigj: “Është një kohë e vështirë për të gjithë në klub, jo vetëm për mua”.

    “Kjo gjendje është tërbuese për të gjithë”.

    “Natyrisht se do të doja ta ndihmoja ekipin veçanërisht tani, por përderisa nuk më vjen mundësia thjesht shpresoj se ne do të korrim rezultate të mira shumë shpejt”, shtoi ai.

    Arsenali nuk ka fituar që prej 1 nëntorit në Premierligë dhe i ka mbledhur vetëm 14 pikë në 14 ndeshje.

    Si pasojë, topçinjtë renditen në pozitën e 15-të në ligë, katër pikë larg zonës së rënies nga liga.

    - Advertisement -

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read