Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, për mënyrën e lojës dhe golat që shënon.
Slloveni është në vitin e shtatë me “Los Rijoblancos” dhe është i pazëvendësueshëm në pozitën e tij, duke u bërë prej më të mirëve në botë.
Oblak e ka pranuar se mund të bëjë shumë pak që ta ndaloj Messin, derisa tha se asnjëherë nuk arrin ta parashikon lëvizjen e këtij të fundit.
“Asnjëherë nuk mund ta parashikosh vendin ku do të gjuan. Kur bëhet fjalë për Messin, nuk mund të parashikosh asgjë. Kurrë”.
“Ka shënuar shumë gola kundër meje. Por është lojtar i pabesueshëm, më i miri. Ka shumë raste kur ai shënon golin me lehtësi”.
“Edhe nëse je 100 për qind, ai do shënojë prapë. Nëse është në ditën e tij dhe është në formë të mirë, ai është shumë. Shumicën e kohës, duhet të pranosh se varet nga ai”, ka thënë Oblak.