Dy rivalët për titullin masin forcat këtë të mërkurë në një 90 minutësh që për shqiptarët vjen përmes platformës Digitalb, dhe tekniku portugez shtoi presionin te Reds, pasi trajneri Jurgen Klop pretendoi se janë në mes të një krize dëmtimesh.

Tottenham kryesues do luajë në Anfield Road të mërkurën në mbrëmje, në atë që kampionët në fuqi e cilësojnë betejën më të rëndësishme në premier Lig.

“Alison nuk është i dëmtuar, dhe Alexander-Arnold po kështu nuk është i dëmtuar. Matip? unë mendoj se do të luajë. Fabinho nuk është i dëmtuar, as Roberton, dhe as Henderson. Mendoj që Liverpul nuk ka Vijnaldum, Firmino apo Salah të dëmtuar. më jepni një listë të atyre që Liverpul i konsideron të padisponueshëm, tju jap një tjetër me më të mirët. Kjo skuadër është rezultat i një pune prej 1894 ditësh me Jurgen Klop, ndërsa ne kemi pak më shumë se një vit, shumica e të cilit në karantinë”

Trajneri i Totenhemit shpreson të ruajë kryesimin edhe pas të mërkurës, edhe pse do të ketë probleme me lojtarët ndaj kampionëve në fuqi të Premier Ligës.


.