Milik refuzoi të rinovojë kontratën me Napolin, duke qenë se aktualja i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe presidenti De Laurentiis e la jashtë skuadrës për ta ndëshkuar, megjithatë palët kanë interes të përbashkët që ta zgjidhin çështjen që në janar.

Kjo pasi Napoli do të arkëtonte sadopak nga kartoni i tij, ndërsa Milik do të rikthehej të luante, pasi nëse do të qëndrojë në tribunë deri në fund të sezonit, rrezikon të mos luajë në Kampionatin Europian.

Për sulmuesin kanë shprehur interes Juventus dhe Inter, ndërsa Napoli ka vendosur një çmim dysheme prej 15 milionë eurosh. Zikaltrit kanë bërë lëvizje konkrete në këtë drejtim, duke qenë se në janar Napoli do të duhet të paguajë 20 milionë euro për kartonin e Mateo Politanos.

Megjithatë do të jetë menaxheri i Milik që në udhëtimin e tij në Itali, do të vërë pikat mbi “i” pasi të ketë takuar më parë drejtuesit e Juventusit, Interit e në fund presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.


.