Interi ka bërë të ditur, përmes raportit të fundit financiar, se përfitimet e klubit kanë rënë për 30 milionë euro, ndërsa shpenzimet janë shtuar për 70 milionë.

Raporti financiar që i ka bërë të qarta vështirësitë e
klubit zikaltër mbulon periudhën nëntëmujore, deri më 31 mars të këtij viti,
transmeton Gazeta Express.

“Fitimi total i Interit u ul për 30.5 milionë euro, ose për
11.3%, në 240.5 milionë euro nga 271 milionë eurot gjatë nëntëmujorit që përfundoi
më 31 mars të vitit 2020”, thuhet në raportin financiar të Interit.

Interi sqaroi se kjo ulje e përfitimeve financiare të klubit
ka ardhur si pasojë e përfitimeve të të vogla nga reklamat dhe mediat, ndërsa
klubi në këtë nëntëmujor ka fituar më shumë para gjatë ditëve të ndeshjeve.

Më së shumti në këtë krizë financiare kanë ndikuar prishja e
marrëveshjeve të sponsorizimit me Fullshare Holding Limited, King Dawn
Investment Limited dhe skadimin e kontratën me agjencinë e marketingut, Beijing
Yixinshije.

Për më tepër, shkaku i krizës së koronavirusit, Interi ka
marrë gjashtë milionë euro më pak sesa që ishte planifikuar gjatë muajit mars,
kur edhe shpërthyen rastet me Covid-19 në Itali dhe në shumë vende të botës.
/Gazeta Express/