More
    Home Lajme Temperatura afrikane nga java e ardhshme në Kosovë

    Temperatura afrikane nga java e ardhshme në Kosovë

    Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, raporton GazetaExpress.

    Në fundjavë do të ketë reshje shiu, temperaturat në rënie të lehtë. Javën e ardhshme vapa afrikane ngre temperaturat maksimale edhe mbi 35C.

    24.07.2020 – Në ditët e fundjavës, rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të ulët, që kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me mundësi të zhvillimeve të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.
    Javën e ardhshme shtrirja e një kreshte barike nga Afrika veriore, do sjell vapën afrikane mbi vendin tonë, duke rritur temperaturat maksimale edhe mbi 35C.
    Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, ndaj dhe orëve të mesdites këshillohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell.

    25.07 – Nxehtë dhe pjesërisht vranët. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima. Më vonë gjatë natës mundësi për reshje lokale shiu.
    26.07 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Ditën mundësi për reshje lokale shiu.
    27.07 – Paradite pjesërisht vranët, ditën më shumë diell.
    28.07 – Kthjellët dhe më nxehtë.
    29.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 28C, e ditëve të para të javës së ardhshme do të rriten deri në 35C.

    Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-10m/s.
    Shtypja atmosferike pëson rënie të lehtë nën vlera normale, e ditëve të para të javës së ardhshme në rritje./GazetaExpress/

    - Advertisement -

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read