Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ka bërë të ditur se ai nuk po e mendon mundësinë e largimit nga Lazio, veçanërisht pasi klubi italian e arriti kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kontribuoi në fitoren me rezultat 2:1 kundër
Cagliarit me një goditje të bukur “vollej” për ta barazuar rezultatin e
ndeshjes, para se Ciro Immobile të shënonte golin e fitores, transmeton Gazeta
Express.

“Synimi im që nga dita e parë ka qenë të luaj në Ligën e
Kampionëve me Lazion dhe tani e kemi arritur këtë gjë më në fund”, ka thënë
mesfushori serb në intervistën e dhënë për Sky Sport Italia.

“Jam i lumtur këtu dhe mendja ime është e përqendruar në
Lazio. E kam një kontratë edhe për disa vite dhe kështu që… unë do të qëndroj
këtu. Agjenti im do t’i zgjidhë çështjet tjera”.

25-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe ai
i ka shënuar shtatë gola dhe i ka bërë shtatë asiste në 40 ndeshjet e
zhvilluara gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Edhe pse Lazio matematikisht e ka siguruar një vend në top
katërshe të Serisë A, statusi i tyre i kualifikimit në Ligën e Kampionëve nuk është
100 për qind i sigurt.

Kjo pasi që nëse Napoli e fiton Ligën e Kampionëve dhe Roma
e fiton Ligën e Evropës, këto dy skuadra do të shpërbleheshin me vend në Ligën
e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Për shkak që UEFA i limiton pjesëmarrjen deri në pesë ekipe
nga një vend në një turne të vetin, vendi i katërt do të binte në Ligën e Evropës.
/Gazeta Express/