Kundërshtari i Mike Tysonit, Roy Jones Jr, e ka publikuar një video nga stërvitjet e tij para meçit të tyre, për ta shfaqur fuqinë e tij, gjë të cilën e ka bërë edhe Tyson që kur e ka paralajmëruar kthimin në ring.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të
rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër
Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës. Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet
më 12 shtator në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në
mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride.
Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është
futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018.

Përderisa stërvitjet e Tysonit janë bërë virale që kur ai e ka paralajmëruar kthimin në ring, tani edhe kundërshtari i tij e ka publikuar një video nga stërvitjet e tij, për të treguar se edhe ai është gati për meçin.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e
rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.

Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në
ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur
formë mbresëlënëse fizike. /Gazeta Express/