Yjet e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez, së bashku me familjet e veta përkatëse, janë duke i shijuar pushimet verore nën rrezet e mrekullueshme të diellit në Ibiza.

Messi dhe Suarez e kanë marrë një varkë
private në Ibiza për ta shijuar pushimin para se t’i rikthehen futbollit së shpejti,
transmeton Gazeta Express.

Barcelona i liroi futbollistët e vet të
pushojnë dhe të çlodhen një javë, para se të rikthehen në stërvitje më 29
korrik për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit në Ligën e Kampionëve.

Pas rikthimit në stërvitje të martën, ata do
t’i kenë pak më pak se dy javë për t’u përgatitur për përballjen me Napolin në
Ligën e Kampionëve.

Ndeshje e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit
do të luhet më 8 gusht në Camp Nou.

Gjiganti katalonas e ka një përparësi të lehtë nga takimi i parë, golin si mysafir, i cili u mbyll baras 1:1 në San Paolo. /Gazeta Express/