Dy krenaritë e shqiptarëve gjithandej, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë shndërruar edhe njëherë në top lajm në mediat botërore.
Ato iu bashkuan
kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të
pavarur në Apple Maps.
Mirëpo, përveç
kësaj, Dua postoj një hartë të Shqipërisë Etnike, dhe ishte pikërisht kjo që i
dha më tepër zjarr, duke bërë që reagimet të vijnë gjithandej.
Gjatë të
mërkurës, një reagim erdhi edhe nga këngëtarja e njohur serbe Ceca.
E pyetur nga e
përditshmja serbe “Alo” se çfarë mendon për fjalët e Dua Lipës, Ceca ka reaguar
në mënyrë ‘brutale’, duke e quajtur injorante dhe vogëlushe këngëtaren
shqiptare.
“Unë nuk do të
harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë
duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, ka thënë Ceca.
E i ashpër ka
qenë reagimi i këngëtarit Afrim Muçiqi ndaj kësaj të fundit në emisionin Sonte në T7.
“Për mua është
një këngëtare e nivelit rajonal, e nivelit të një shteti i cili është shumë i
vogël në krahasim me famën edhe peshën që e ka Dua Lipa, mos të flas për Ritën.
Për mu është një deklaratë e ultë dhe ajo nuk e meriton të flas fare për të, jo
pse është e një nacionaliteti tjetër, por sinqerisht është një këngëtare e
nivelit lokal për një Dua Lipa e cila ka mbrri majat e suksesit botëror”, ka
deklaruar ai.
Ndryshe, Dua ka marrë përkrahje të madhe nga shumë personazhe të njohura publike./GazetaExpress/