Ka rrjedhë imazhi i Galaxy Note 20, i cili
raportohet se ka rezolucion QHD dhe shkallë të rifreskimit prej 120Hz, por jo
të dyja në të njëjtën kohë, shkruan Toms Guide.

Në një ngjarje që pritet të mbahet më 5 gusht
Samsungu do të sjellë disa modele të Note 20, derisa priten edhe pajisje të
tjera elektronike, transmeton KOHA.

Galaxy Note 20 Ultra pritet që të ketë sensor
kryesor prej 108MPm, 13MP telefoto lens me zadhues 50X dhe kamerë me kënd të
gjerë ultra prej 12MP.

Note 20 i rregullt do të ketë kamerë kryesore
prej 12MP, 64MP telefoto dhe lens ultra të gjerë prej 12MP.

Më pesë gusht pritet të lansohen edhe Galaxy
Fold 2, tableti Galaxy Tab S7 dhe versioni 5G i Galaxy Z Flip.