Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se do të lansojë disa iPhonë të rinj këtë vit.
Për dallim nga viti i kaluar ku janë lansuar
tri modele, këtë vit mund të presim lansimin e katër modeleve, shkruan
ubergizmo. Në dispozicion do të jetë modeli bazë, i pasuar nga modelet e
avancuara.
Derisa së fundmi po flitet për rrjetin 5G, nuk pritet që të jetë në dispozicion për tërë linjën e re të iPhonëve.
Sipas një postimi në Twitter nga @omegaleaks,
modeli iPhone 12 4G pritet të jetë relativisht i përballueshëm, transmeton Koha.
Në postim, thuhet se modeli 4G do të ketë çmim prej 549 dollarësh, kështu duke
u bërë iPhone më i lirë i serisë së re.
iPhone 12 bazë, po ashtu, pritet të vazhdojë
të përdorë ekranin LCD si dhe procesor A14, të cilin do ta kenë edhe modelet
tjera në seri.
Apple, në fakt, ka shënuar sukses me iPhonët e
rinj me çmim më të ulët, sikur iPhone XR dhe iPhone 11. Me çmim potencialisht
të ulët, iPhone 12 bazë ka gjasë të shënojë sukses po ashtu.