Ana dhe Fationi kanë dalë në takimin e katërt sot në “Përputhen” dhe duket se mes të dyve pëlqimi sa vjen edhe rritet. Por Sindit nuk i duket kështu dhe shprehet se e gjitha kjo është një lojë nga ana e Fatjonit për të bërë xheloz Melisën.
Sindi: Sa herë shoh takimet e tyre shoh një Anë shumë të dhënë, kurse Fatjoni jo. Bazohem sepse ti me Melisën ke pasur një ndjenjë shumë të fortë. Më duket sikur gjatë gjithë kohës mundohesh të krijosh një lojë tjetër, që në një farë mënyre të bësh xheloze Melisën.
Fatjoni: Mendon se unë bëj lojë?
Sindi: Në këtë rast po
Fatjoni: Po të ishte për të bërë xheloz nuk do isha këtu ku jam.
Sindi: Ndjenja që ai ka pasur me Melisën ka qenë e fortë. Mbase ka qenë thjesht një pëlqim i fillimit por me ty dhe Anën nuk e shoh. Takimet me Anën i ka pasur mbas takimit me Melisën dhe përpiqej të ishte i njëjti edhe me Anën. Unë mendoj se ti aktron me Anën.
Ana: Jo se kam ndjerë këtë gjë, por nuk mund të krahasosh dy tipe kaq të ndryshme.