Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më simpatike të ekranit. Ajo na shoqëron nga e hëna në të premte me “Përputhen”, ndërsa të dielën me “Përputhen Prime”.
Këtë të shtunë Bora feston 29-vjetorin dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat. Dita e saj e veçantë e ka gjetur në punë, duke xhiruar për “Përputhen”.
Moderatorja ka publikuar dy foto në Instagram, krahas së cilave ka shkruar: “A si kalohet ditelindja! Me xhirime. Faleminderit per cdo urim! Me keni mbushur zemren plot!”