Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Për kreun e qeverisë u zhvillua një ceremoni pritjeje zyrtare ku ai u shoqërua nga një eskortë me limuzinë dhe kuaj.
Në momentin e takimit, Rama dhe Erdogan nuk shtrënguan duart për shkak të ma save antiC ovid. Në këtë vizitë dyditore të kreut të ekzekutivit në Ankara pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, të cilat i par alajm ëroi po vetë kryeministri pak më herët.
Rama shoqërohet në Turqi nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Kulturës Elva Margariti; ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Kjo vizitë zyrtare zhvillohet pas ftesës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan./tvklan.al