Aktori i njohur Sejfulla Myftari (Cekja), i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka folur për xhirimet e filmit të fundit “Shk ëmbimi”, në të cilin merr pjesë edhe aktori i madh Bujar Asqeriu.
Aktori ka rrëfyer edhe për momentin më të sikletshëm gjatë xhirimeve, duke treguar se i është dashur që ta vendosë kokën në pr apanicën e një femre, ndërsa ajo me shalët e gjata i tërhiqte kokën.
“Skena më e sikletshme ka qenë momenti kur kam xhiruar te “ stripti” dhe më thotë gruaja “a ia more firmën”. Është momenti që jam në st ript dhe koka ime është te prap anica e femrës. Ajo vështirësia që ndieja unë, ajo që vendosi këmbët te koka ime dhe më tërhiqte me ato shalët e gjata dhe koka ime ikte si lavjerrës te b* tha e saj. Ishte siklet se duhej edhe të flisje dhe të veproje”, tha Cekja.
Ndërkohë aktori i madh Bujar Asqeriu foli për festën e Vitit të Ri, duke u shprehur se e kaloi vetëm me basgkëshorten e tij, pasi fëmijët i ka të larguar jashtë shtetit.