Situata e krijuar nga Covid vijon të jetë ala rmante në Angli. Mbrëmjen e sotme kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Anglia duhet të izo lohet për herë të tretë si pa sojë e përhapjes së variantit të ri Covid.
Johnson thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin nëse nuk kanë një arsye të domosdoshme si blerja e ushqimeve apo puna.
Personat e vetëm që do të lejohet të dalin për të shkuar në punë, janë ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia. Mësimi nëpër shkollat fillore dhe të mesme do të duhet të zhvillohet online duke nisur nga dita e nesërme, tha më tej Johnson.