Ai u bë i njohur në emisionin “Për’puthen” dhe mori vëmendje akoma më të madhe vetëm disa javë më parë, për shkak të fotografisë që publikoi në rrjete sociale, ku shfaqej në shtrat me Ana Lleshin.

Është fjala për Arjon Lulin, i cili i është shprehur gjatë një pjese të “Për’puthen” se kishte shprehur dëshirën për të krijuar një familje me Lleshin.

Por ne rrjet qarkulluan fotografi të tjerat. Arjoni shfaqet nën shoqërinë e modeles së njohur, Serena Sula.

Ata u shfaqën të dy në vaskë dhe duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi Luli shihet duke i prekur edhe të pasmet.

Pas kësaj Serena dhe Arjoni bënë të dy të njëjtin model flokësh ku duket se afrimiteti është edhe më i madh madje dyshja ka kaluar edhe natën e ndërrimit të viteve së bashku. Edhe pse fasha orare në Shqipëri është deri në 20:30, në Tiranë nuk kanë munguar lokalet e shumta të cilat kanë grumbulluar njerëzit për të festuar duke pritur 1 Janarin.

Në një prej këtyre lokaleve Albeu.com ka siguruar edhe foto të Arjonit dhe modeles duke festuar të cilët për shkak të flokëve me gërsheta që i kanë njësoj dallohen lehtësisht.

Çuditërisht asnjëri nuk ka publikuar në Instagramet e tyre pamje të njëri-tjetrit, siç po bëjnë rregullisht së fundmi, por secili ka publikuar foto me veshjet dhe look-un e mbrëmjes së djeshme.