Blendi Fevziu është padyshim gazetari më i përgatitur dhe më i pasur në Shqipëri. Njëkohësisht një nga autorët më të mirë te letrave shqip.

Ai gjeneron të ardhura të shumta nga emisioni i tij “Opinion”, i cili transmetohet prej vitit 1998 por edhe nga bizneset apo pronat që ka trashëguar nga gjyshërit e tij.


Së fundmi gazetari i ka bërë vetes një dhuratë mjaft luksoze për Vitin e Ri 2021, raportojnë mediat.

Blendi Fezviu ka blerë një automjet të ri, Mercedes Benz S Class, të vitit 2020, versioni më i fundit dhe më luksoz i kompanisë gjermane, shkruan meganews.al, prej nga është dhe burimi i lajmit.

Një automjet i tillë në Gjermani ka një çmim fillestar 110 mijë euro dhe më pas në rritje në bazë të versioneve, parametrave që blerësi kërkon apo zgjedh.

Duke llogaritur edhe tarifat e doganimit në Shqipëri, Fevziu duket se e ka marrë me një cmim edhe më të kripur.

Ai më parë përdorte një automjet të tipit Audi A8, me vlerë në ditët e sotme rreth 40 mijë euro. Mjet që identifikohej çdoherë pasi e kishte prej disa kohëshnë përdorim.