Qeveria italiane mori vendimin që gjatë festave të fundvitit qytetarët nuk do të kenë mundësinë të lëvizin nga njëri rajon në tjetrin.
Kjo mbyllje ka rritur ndjeshëm fluksin e pasagjerëve në drejtim të portit të Durrësit. Shqiptarët kanë nxituar që të vijë në Shqipëri para datës 24 dhjetor, ku në Itali hyjnë në fuqi masat dhe qytetarët nuk do mundin të lëzin më nga qyteti i tyre.
Bëhet me dije se mbrëmë ka pasur fluks të madh në portin e Barit. Numri i pasagjerëve që pritet të mbërrijnë sot në Durrës parashikohet të arrijë 3400.
Mësohet se kanë arritur rreth 1398 pasagjerë me tragetin ‘Aurelia’, si dhe 953 pasagjerë me tragetin ‘Af Claudia’.
Për shkak të masave të mara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit tragetet udhëtojnë me 70% të kapaciteteve mbartëse.