Po ashtu presidenti firmosi edhe dekretin për lirim nga detyra për Sandër Lleshajn, i dorëhequr si ministër i Punëve të Brendshme.
Shumica socialiste menjëherë pas këtyre dekretimeve nuk ka humbur kohë dhe futi në rend të ditës dhe votoi në parlament Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin. Pas betimit përpara Presidentit të Republikës, ata do të marrin detyrat e reja.
.