Generda, Valentina dhe Redona janë tri vajzat e reja që kanë hyrë këtë të hënë në spektaklin e dashurisë në Tv Klan dhe janë gati për të rritur konkurrencën e për të sfiduar konkurrentet e tjera në garë.
Të ftuara këtë të enjte në programin “Daily Love Story”, vajzat kanë folur më shumë për veten, për garën, si edhe për raportin e Saimirit me vajzat e tjera, të cilat tashmë kanë nisur të miqësohen me të.
Generda, pas emocioneve të natës së parë, tha: “Isha në një botë tjetër. Më dukej vetja sikur isha nga ato alienët që sapo kanë zbritur në një tokë të re dhe s’dinë si të flasin, si të sillen me njerëzit. Kur dola para Saimirit, gjakun e ndjeva në fund të këmbëve. Thashë se do më binte të fikët”.
Më shumë nga nata e parë, Generda veçon momentin kur zbriti shkallët: “Ai moment ishte shumë magjik për mua. Ishin emocione që nuk mund t’i shpjegosh”.
Në lidhje me pritshmëritë që ka nga spektakli, Generda tha se, fillimisht, ka menduar “le të shkojë si të shkojë”, por pastaj, sapo pa Saimirin, iu duk “njeri shumë i ngrohtë. Më pëlqyen sytë e tij. Kur e shikoje në sy, nuk të jepte atë përshtypjen që ka emocione, nuk ka ndjenja. Ishin sy shumë të ngrohtë dhe kjo më pëlqeu shumë”.
Pas disa pyetjeve për jetën dhe të përditshmen e saj, Generda e kishte gati përgjigjen edhe për pyetjen “Ku e sheh veten pas 10-vjetësh?”
“Ndoshta me Saimirin. Bëj shaka. Me Saimirin, duke udhëtuar, sepse kam shumë qejf të udhëtoj, ndoshta edhe me një bebe. I kam shumë qejf fëmijët, dua të kem dy vajza dhe një djalë.
“Do ishte e mira që Saimiri të më jepte trëndafilin e fundit, kjo do ishte idealja. Por nëse nuk ma jep, do kthehem në Gjermani dhe do vazhdoj punën time dhe do kthehem tek bota ime e vjetër”.