Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka përmbyllur një sezon verore tejet të suksesshme me angazhime të shumta në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ndërsa, tani ajo po shijon disa ditë pushim e të cilat po i kalon me partnerin e saj, Dj Geek ndërsa nuk kanë munguar postimet e ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Malli” ka postuar imazhe të reja duke vënë në planë të parë format e saj joshëse të trupit.

Dafina u paraqit e veshur me një bluzë të zeze të kombinuar me xhaketë lëkure dhe xhinse ndërsa edhe mbante një palë syze dielli në sy.

Në një tjetër imazh këngëtarja ka fokusuar xhinset e grisura tek të pasmet, ndërsa pozoi edhe duke mbajtur barkun me duar nën pantallona.

“Ndonjëherë treni i gabuar të çon në stacionin e duhur”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve ku nuk munguan komentet nga ana e fansave.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Dafinës është “Dhimbje dhimbje” që e solli në muajin gusht dhe u prit mirë nga ana e adhuruesve të këngëtares.

Deri më tani ky projekt ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/