Ylli shqiptar i muzikës me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të mbaj turneun e saj të shumëpritur “Future Nostalgia”, koncertet e të cilit aktaliusht po i zhvillon në Evropë.

Por, 26-vjeçarja po i mban mbi 84 milionë fansat e saj në Instagram të përditësuar edhe me fotografi të ndryshme nga koha që po kalon në qytet të ndryshme evropiane.

Edhe së fundmi, artistja e “Levitating” është shfaqur atraktive dhe e veshur me shumë shije në imazhet e reja.

Dua shihet teksa pozon e veshur me një fustan ngjyrë vjollce me dtaje gurësh të zi të cilin e përshtati me çizme me të njëjtën ngjyrë.