Donald Veshaj ka vazhduar me koncertet së bashku me Romeon dhe Elgit Dodën.
Mbrëmë treshja ishte e pranishme në qytetin e Gjakovës ku performuan para një numri të madh të pranishmëve.
Në një moment të këngës Donaldi pyet publikun “Për kë e kam unë dedikim këtë?” dhe publiku njëzëri thërret emrin e Borës.
Teksa ka vazhduar t’i pyes ai ka thënë: Bëjini tag Borës.
Me këtë veprim të tij qeshen bashkëperformuesit, Romeo dhe Elgiti.
Duket se Donaldi është i bindur në synimin e tij për të rikthyer Borën, e cila ditën e djeshme përmes një postimi të gjatë tha se për momentin nuk ka asgjë.
Shiko videon: