Moderatorja e njohur, Roza Lati i ka dhënë fund beqarisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ajo pa dashur, gjatë një interviste me aktoren, Monika Lubonja.
Teksa po flisnin rreth martesës, Roza ka zbuluar se kur ka qenë beqare në një periudhë nuk i vinin as mesazhe, se mendonin se ishte e zënë.
Roza Lati: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…
Monika: Pse tani je e martuar?
Roza: Jo, por….ooo nuk do ta nxjerr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet lajmi për mua po për ty.
Atëherë në një kohë të jetës time kur kam qenë beqare, kisha një kohë të gjatë beqare, edhe nuk më vinin as mesazhe, nuk më shkruante njeri.
Një shoqes time i kishin thënë “E po Roza e mirë, me kë është? Jo nuk është me njeri.
Eee kushedi kë ka ajo! Jo nuk ka, pse nuk i shkruan? Ti shkruaj unë, kushedi sa i shkruajnë asaj”.
Domethënë mendojnë të gjithë “Kushedi sa i shkruajnë asaj” dhe nuk shkruan asnjë./abcnews