Gruaja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, në emisionin “Goca dhe Gra” ka folur për jetën e saj private dhe marrëdhënien me burrin e saj.
Duke folur troç ajo tha se “ka inat që është maskilist”, gjithashtu shtoi se e bën me nerva pjesa kur i bën rrobat rrëmujë.
“I lë të gjithë aty njëra mbi tjetrën, eshtë njeri që që bën shumë sport, del për ecje dhe thotë po i lë këtu, do i vesh pastaj pasdite prapë dhe ato bëhen të gjitha palë”, tha ajo .
Ndërsa te veçoritë që pëlqen te Meta, ajo thotë: “Nuk më ka kërkuar kurrë llogari gjithë këto vite, p.sh. pse është shtëpia rrëmujë…”/Indeksonline/