Erioni dhe Mikela kanë zhvilluar për herë takim 4 minutësh në studio, ndërsa e ftuar në studio ishte edhe gjyshja.
Mikela e pyeti Erionin për momentin më të hidhur dhe ai komentoi takimin e saj me Bledin, kur mendoi se po shfrytëzohej.
“Momenti i pianos se edhe pse kishte vajza të tjera, isha i fokusuar tek ti, ndjeja se po më shfrytëzoje dhe fillova me të miat duke përdor me disa e duke dal me disa”, tha Erioni.
Ndërsa momentin më të bukur e lidh me puthjen që i dha, pas kësaj, të dy shkëmbejnë puthje në buzë dhe Mikela duke qeshur thotë: “Jo në sy të nënës se është turp”