Vajza e Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit, Sia ka festuar ditëlindjen në datë 12 mars.

Mirëpo, vetëm sot, moderatorja vendosi të ndajë me të gjithë disa pamje nga festa speciale që kishte përgatitur për të bijën.

Vihet re që Sia është kënaqur shumë bashkë me mikeshat e saj të vogla, teksa kanë bërë trajtime për fëmijë, për fytyrën dhe trupin më pas, është veshur me një fustan bojëqiell, në ambientin e dekoruar si në filmin “Frozen”.

“4 vite me ty dhe kaq shumë na e ke zbukuruar jetën”, ka shkruar Ami krah fotove nga ditëlindja e vogëlushes së saj.