Sarah dhe Pm janë një nga çiftet më të dashura të showbizit, dyshja po vazhdojnë lidhjen e tyre të cilën e filluan në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip.

Ata po marrin mjaft vëmendje me lëvizjet e tyre në rrjetet sociale të cilat më pas kthehen në lajme.

Kujtojmë se dje këngëtari me famë botërore Maluma ka mbajtur koncert madhështor në Tiranë, e në koncertin e tij ishin edhe Sarah e Pm, ndërkohë sot Sarah dhe Pm kanë dalë në Tiranë derisa Sarah ngucte Pm-in për Malumën.

“M’fal nuk është edhe sot Maluma”, pyet Sarah duke qeshur, “Sot jam unë në vend të Malumës” ishte përgjigjja e Pm./Lajmi.net/